Telegrafi

Aksident në Prishtinë, një person i lënduar

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:30, në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/