Telegrafi

Aksidenti në Prishtinë, ndërron jetë këmbësori

Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:50 në rrugën “Edmond Hoxha”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari derisa po drejtonte automjetin e tij ka goditur këmbësorin, i cili për shkak të lëndimeve trupore ka ndërruar jetë rreth orës 22:35, në repartin intensiv.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte automjetin e tij ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rreth orës 22:35 viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/