Një aksident trafiku sapo ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete përball Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Siç shihet në fotot e dërguara nga qytetarët në redaksinë e Telegrafit, motoçikleta është e dëmtuar, ndërkohë motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca.
Telegrafi u mundua që të kontaktoj Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, që të marr informata shtesë në lidhje me rastin, mirëpo nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/