Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në Rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete, ndërkaq i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:40 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport. /Telegrafi/