Site icon Telegrafi

Aksident në Prishtinë mes dy veturave, lëndohen katër persona – dy prej tyre zyrtarë policorë

Foto: Arkiv

Katër persona, dy prej tyre zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 03:30 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Sipas tij në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra nga veturë e Policisë.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje (njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (dy nga ta zyrtarë policorë)”, thuhet në raport.

Ndërkaq, Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version