Telegrafi

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 11:00, në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku  janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person   është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/