Një person është arrestuar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka goditur këmbësoren femër.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:40 në rrugën “Shpëtim Robaj”, Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/