Një aksident komunikacioni ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku si pasojë një person është lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.
“Rreth orës 18:00, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Borovci. /Telegrafi/