Telegrafi

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Foto: Arkiv

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Siç tha ai në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 08:30 është  raportuar për një aksident në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, njësia rajonale e trafikut ka dale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident. /Telegrafi/