Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë.
Nga zyra për media e Policisë së Kosovës, konfirmuan për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 14:00, në udhëkryqin pran Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, bëri të ditur Policia.
Me rastin po merret policia e trafikut. /Telegrafi/