Telegrafi

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve.

“Rreth orës 09:30, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ne mes dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/