Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në kryeqytet, e ku janë përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë, dy motoçiklistët kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 17:00 në kryqëzimin e rrugëve ‘Fehmi Lladrovci’ dhe ‘Agim Ramadani’ tek semaforët e konvikteve ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo ka thënë se “si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave, të cilët janë dërguar për tretman ne QKUK”.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut i kryeqytetit”, tha Ahmeti. /Telegrafi/