Telegrafi

Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në lagjen Dardania në Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje”, tha Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë  që me rastin po merret njësiti i  trafikut”, tha ajo. /Telegrafi/