Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Një person ka marr lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Bernicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërkaq personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtine-Podujeve, saktësisht në fshatin Bernice. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin. /Telegrafi/

/Telegrafi/