Dy këmbësorë kanë marrë lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë sot rreth orës 11:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilet janë dërguar në kliniken emergjente në QKUK, për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/