Telegrafi

Aksident në Podujevë, veturat hyjnë në supermarket (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura. Veturat janë aksidentuar në udhëkryqin “28 Nëntori-Xhemajl Mustafa” në Podujevë ndërsa janë përplasur edhe për një supermarket në afërsi.

Rastin për KosovaPress, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ku sipas saj në këtë aksident janë të lënduar dy persona, që kanë qenë në veturat e aksidentuara.

Çitaku tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa sipas saj fatmirësisht askush nuk është lënduar në pjesën e supermarketit.

Sipas zëdhënëses së Policisë janë dëmtuar vetëm pjesa ku kanë qenë të ekspozuar pemët dhe perimet.