Telegrafi

Aksident në Podujevë, lëndohen shtatë persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku si pasojë e tij, shtatë persona kanë pësuar lëndime.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërkaq njësitet e trafikut janë duke kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Më 27.10.2020 rreth orës 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përderisa njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.

Ndryshe ai shtoi se apelojnë tek të gjithë drejtuesit që të jenë me vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve dhe të zbatojnë rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun. /Telegrafi/