Site icon Telegrafi

Aksident në Podujevë, lëndohen katër persona

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën  Prishtinë -Podujevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime të trupore kanë pësuar  katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version