Disa persona janë lënduar gjatë një aksidenti në komunikacion çka ndodhi sot në vendin e quajtur Ura Prentov në Ohër. Personat e lënduar në aksident ku janë përplasur disa vetura janë në gjendje të rrezikut për jetë.
Sipas banorëve ky vend është një pikë e zezë për komunikacionin. Bashkësia lokale Kurtarica do të kërkojë që së bashku me Sektorin për Punë të Brendshme të mund të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, pasi që banorët e Kurtaricës, Plake Reçica dhe Kamnellomot janë më të prekura./Telegrafi/