Telegrafi

Aksident në Novobërdë, humb jetën një person

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Parallovë në Novobërdë.

“Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ishte vetëm një automjet (kamionetë). Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/