Tre persona, dy femra dhe një mashkull kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:10, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar tre persona: dy femra dhe një mashkull. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi”, thuhet në raport. /Telegrafi/