Pesë persona kanë marr lëndime trupore në një aksident në trafik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:10, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/