Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave civile.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30 në fshatin Shupkofc, Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/