Telegrafi

Aksident në mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ku si pasojë janë lënduar tre persona. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se përpos lëndimit të tre personave ka pasur edhe dëme materiale.

Me rastin është marr njësia e komunikacionit rrugor e qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/