Telegrafi

Aksident në mes të një traktori dhe veture në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë mes një traktori dhe një veture.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se në këtë aksident ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Podujevë (fshati Lluzhan) ka ndodhur një aksident në mes të një traktori dhe një veture. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, ka thënë ajo./Telegrafi/