Një kamion i kompanisë së pastrimit sot është aksidentuar në fshatin Mazgit të Komunës së Obiliqit.
Arbnore Ademi nga kompania “Pastrimi” ka deklaruar për Telegrafin se fatmirësisht ngasësi i automjetit është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sot ka ndodh një vetaksident, i Njësisë Operuese te Lipjanit, fatmirësisht ngasësi i automjetit është në gjendje të mirë shëndetësore, me disa lëndime te lehta trupore i cili ju ka nënshtruar gjitha ekzaminimeve të duhura shëndetësore. Për detaje tjera presim Raportin e Policisë së Kosovës!”, ka deklaruar Ademi.
Telegrafi ka pyetur edhe Policinë e Kosovës, mirëpo deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/