Telegrafi

Aksident në Malishevë, një person i lënduar

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:45 në rrugën “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë.

Sipas policisë së Kosovës, aksident kishte ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga drejtuesi i automjetit i cili e kishte goditur këmbësorin.

Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/