Telegrafi

Aksident në Malishevë, humb jetën një 28 vjeçar

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Astrazub të komunës së Malishevës ku në këtë aksident ka ndërruar jetë një person.

Shefi i trafikut rajonal në Gjakovë, kapiteni Albin Sahatqia, ka thënë për Telegrafin se personi që ka ndërruar jetë është rreth moshës 28 vjeçar.

“Në orën 6:30 ka ndodhur aksidenti në fshatin Astrazub të komunës së Malishevës. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion. Deri te aksidenti besohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në kthesë të drejtuesit të veturës i cili është përplasur me kamionin, dhe si pasojë e aksidentit ka vdekur drejtuesi i veturës. Mosha e të vdekurit është rreth 28 vjeç”, ka thënë ai.

Sipas tij hetuesit rajonal të Gjakovës bashkë me prokurorin e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes./Telegrafi/