Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj.
Sipas informacioneve nga policia në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash ku si pasojë 7 persona janë lënduar.
Një prej tyre është në gjendje të rëndë ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
“Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip “Volkswagwn” me drejtues shtetasin B. C.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Telegrafi/