Telegrafi

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, vetura godet këmbësorin

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë -Podujevë, përkatësisht në fshatin në Gllamnik, ku për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për ndihmë mjekësore. Me rastin po  merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Telegrafi/