Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë -Podujevë, përkatësisht në fshatin në Gllamnik, ku për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Telegrafi/