Telegrafi

Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, lëndohen katër persona

Në një aksident komunikacioi që ka ndodhur sot në ora 19:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, janë lënduar katër persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin.

“Në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në vendin e quajtur te Kulina, ka ndodhë një aksident trafiku mes dy automjeteve në këtë aksident ku janë lënduar 4 persona. Zyrtarët kompetent/ nga njësiti i trafikut janë duke u marrë me rastin”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/