Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë -Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus).
Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar.
“Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Ahmeti./Telegrafi.