Tre persona, dy meshkuj dhe një femër kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:44, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/