Si pasojë e një aksidenti të trafikut në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, një person ka mbetur i lënduar.
Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti, tha se personi i lënduar ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ne mes dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rast po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti.