Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:20 në magjistralen Pejë-Gjakovë, në fshatin Drenoc të Deçanit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, një e policisë dhe një veturë civile.
“Rreth orës 08:20 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Drenoc në magjistralen Pejë-Gjakovë. Janë përfshirë dy vetura një veturë e policisë dhe një veturë civile”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se nga ky aksident janë lënduar dy persona, në mesin e tyre një zyrtar policior, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman në spitalin e Pejës, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/