Telegrafi

Aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në mesditën e së mërkurës rreth orës 11:30, në magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për të marrë trajtim mjekësorë, ndërsa njëri nga ta është dërguar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm.

“Të mërkurën në magjistralen Mitrovicë-Pejë një veturë udhëtarësh ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtatë persona janë lënduar. Viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësorë. Ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /Telegrafi/