Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në një aksident.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:31 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Siç thuhet në raport, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore . Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/