Një aksident ka ndodhur në rrethin e njohur të magjistrales Ferizaj – Shkup, në një nga hyrjet e qytetit të Ferizajt.
Dy vetura janë aksidentuar, dhe nga pamjet që KosovaPress ka siguruar shihet të ketë qenë një aksident mjaftë i rrezikshëm. Policia ende nuk ka dhënë zyrtarisht detajet e aksidentit dhe nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarve.
Policia e Kosovës gjatë gjithë javës ka dhënë alarmin për kujdes të vozitësve dhe respektim të rregullave të trafikut.