Telegrafi

Aksident në Lushnjë, shoferi i kamionit humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor ka ndodhur në rreth-rrotullimin Savër në Lushnjë.

Sipas burimeve për Euronews Albania, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Makina ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me shtyllën e tensionit të lartë.

Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për ti dhënë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit.

Ai kthehej nga Tirana dhe kamioni kishte ngarkesë bylmeti. Ndërkohë Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./euronewsalbania/