Një person (motoçiklisti) ka marr lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në fshatin Lupç respektivisht në rrugën Prishtinë –Podujevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/