Tre persona, dy shtetas të huaj dhe një shqiptar kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të një veture në lëvizje dhe një veture të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orën 18:10 në fshatin Magure, në Lipjan.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture në lëvizje dhe një veture të parkuar dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe dy këmbësorët meshkuj, shtetas te huaj. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/