Një aksident komunikacioni, mes dy kamionëve dhe një veturë ka ndodhur në Prizren, tek Ura e Landovicës, me ç’rast tre persona kanë marrë lëndime trupore .
Rastin e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Policia e Kosovës.
“Në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë. Njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Bëhet e ditur se në këtë aksident tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /Telegrafi/