Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Zvezdë në Maliq të Korçës, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një 27-vjeçar.
Policia bën me dije se ky i plagosuri, i identifikuar si A.M banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë i riu ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/