Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se të enjten në Klinë ka ndodhur një aksident rrugor.
Ai ka theksuar për Telegrafin se ndeshja ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture, ku kanë mbetur disa persona të lënduar.
“Njësitet tona janë në vendin e ngjarjes, ku ne do t’iu informojmë për të dhëna shtesë”, ka shtuar Rugova./Telegrafi/
Pesë faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidentet në Kosovë