Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksident në trafik i cili ka ndodhur në mes të dy veturave civile.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:50 në Fusha e Pajtimit, Kaçanik.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.
“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri prej ngasësve dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt”, thuhet në raport. /Telegrafi/