Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime.
Të përfshira në aksident kanë qenë tri vetura.
“Aksidenti ka ndodhë rreth orës 14:30, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një prononcim për Telegrafin. /Telegrafi/