Telegrafi

Aksident në Graqanicë, lëndohen shtatë persona

Foto: Ilustrim

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:34 në lagjen “Badovc I Ri”, në Graqanicë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave ku si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/