Në fshatin Grabovc të Obiliqit rreth orës 00:30 ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Mësohet se njëri nga personat e lënduar ka lëndime të rënda trupore.
Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Telegrafi/