Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mes një verture dhe një motoçiklete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:30, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/